Veliaj: Nuk paska kënaqësi më të madhe se të transformosh shkollën


Këtë shtator nxënësit e shkollës 9-vjeçare Dora dIstria do të kenë një ambient krejtësisht të ri. Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar ambientet e kësaj shkolle dhe ka shtuar sipërfaqen e ambienteve të reja që pritet të sjellë dhe ulje të numrit të nxënësve nëpër klasa duke rritur edhe cilësinë në mësimdhënie.


Lajmin e mirë e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili përmes një postimi në twitter ka publikuar disa nga fotot e transformimit rrënjësor që ka pësuar shkolla Dora dIstria, institucion në të cilin ka studiuar ai vetë dhe dy ministret, ajo e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale.


Ej @xhacka_olta & @GManastirliu – shiheni pak ish-shkollen tone 20 Vjetori – sot Dora DIstria!  Nuk paska kenaqesi me te madhe se te transformosh shkollen ku jemi rritur vete! Ish nxenes ne @BashkiaTirane & @AlbGov bashke per Tiranen qe duam, shkruan Veliaj.

































17 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)