25/05/2005  U përurua dje shkolla “Fan Noli”, e rikonstruktuar totalisht dhe e shtuar në sipërfaqe. Kjo shkollë është ndërtuar në vitin 1970 dhe deri në vitin 2004 nё këtë shkollё nuk ishte bёrё asnjё investim. Numri i nxёnёsve është 900. Shkolla kishte 19 klasa të vendosura nё 3 kate. Gjendja fizike e shkollës ishte tepër e amortizuar, nyjet sanitare ishin jashtë kushteve higjeno-sanitare dhe të pamjaftueshme për numrin e nxёnёsve dhe të mёsuesve të kësaj shkolle. Sistemi i ngrohjes nuk ekzistonte. Aktualisht shkolla është rikonstruktuar plotësisht, në të gjithë elemnetët e saj. Rikonstruksioni i shkollës filloi më 07.09.2004 dhe përfundoi më 07.05.2005. Vlera e investimit është 52 784 638 lekë.


Projekti i paraqitur realizon një godinë ku sipërfaqja e shtesave është 770m2. Shtesat e godinës kanë bërë të mundur rritjen e numrit të klasave dhe zmadhimin e sipërfaqeve të tyre duke i bërë më funksionale, si dhe shtimin e ambienteve që i mungonin shkollës.


Para rikonstruksionit shkolla kishte 3 kate dhe një sipërfaqe prej 2280m2. Shkolla kishte 19 klasa, 1 zyrë për drejtorin, dhomë mjeku.


Pas rikonstruksionit sipërfaqja totale e shkollës është 3050m2. Shkolla ka 26 klasa me nga 32 nxënës në çdo klasë, 3 laboratorë (fizikë, kimi, biologji), 1 zyrë për drejtorin, 2 zyra për nëndrejtorët, 1 sallë mësuesish, 1 bibliotekë, 1 sallë polifunksionale, 1 dhomë stomatologu dhe 1 dhomë mjeku, 1 dhomë për psikologun, ambientet ndihmëse të palestrës, 3 bokse nyje sanitare, 2 depo, 1 holl të madh.