Prej thuajse një viti David Beckham vari këpucët në gozhdë duke hequr dorë nga futbolli i luajtur profesionist.


Ish-kapiteni i Anglisë vazhdon suksesshëm karrierën e tij si model. 38-vjeçari pozoi së fundmi për linjën e të brendshmeve për meshkuj H&M duke nxjerrë në pah muskujt dhe tatuazhet e panumërta në trup.


Vec shkrepjeve të aparatit, H&M ka realizuar edhe një spot televiziv që do të shfaqet për herë të parë në finalen e futbollit amerikan.