Rikthehet Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit, ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit, me pjesëmarrjen e 14 trupave nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Festivali hapi siparin me shfaqjen TAG me regji të Andia Xhungës dhe autor Bashkim Hoxhën në skenën e re të ArtTurbina. Më pas ishte Teatri Kombëtar I Kosovës që ngjiti në skenën e Akademisë së Arteve veprën e Albert Camus Kaligula nën regjinë e Kushtrim Koliqi.


Salla e Universitetit të Arteve. Më 25 shtator do të jetë prezantim i librit Aty ku dielli nuk perëndon, përmbledhje me drama nga autori Saimir Gongo. Skena e Re arTurbina, salla “150”. Më pas në orën 18.00 Teatri Petro Marko do të jetë vepra Senatori Fox, me autor Luigi Lunari , regjia Roland Minga.


Vepra do të ngjitet në skenën e Universitetit të Arteve. Në të njëjtën ditë më ora 21.00 do të ngjitet në skenën e ArtTurbina Dy duzina me trëndafila, produksion i Teatrit Bylis. Autor: Aldo De Benedetti, Regji: Dafina Llupi. Më 26 Shtator, ora 18.00 vepra Pirro, produksion i Teatrit Zihni Sako, autor Hetem Haxhiademi dhe regji nga Ilir Lluri do të vijë në sallën e Universitetit të Arteve. Më ora 21.00 të së njëjtës ditë do të vijë Qiell i heshtur, produksion i Teatrit Metropol. Autor: Lauren Gunderson, Regji: Armela Demaj. Skena e Re arTurbina, salla 400.


Më 27 Shtator ora 12:00 do të jetë prezantim nga Armand Bora: Teatri polifonik përballë tradicionales. Skena e Re arTurbina, salla “150”. Ndërsa në orën 18.00 në skenën e Teatrit Eksperimental do të ngjitet në skenë Medea, produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli, Autor: Euripidi Regji: Dimitris Mylonas. TKE Kujtim Spahivogli, salla Molière. Më ora 21:00 Nana, produksion i Teatrit Teuta. Autore: Arlinda Morina , Regji: Munib Abazoviq. Skena e Re arTurbina, salla 400.Dt. 28 Shtator 18:00 Ata që ikin, produksion i Teatrit Bekim Fehmiu. Autor, Regji: Kushtrim Bekteshi. Salla e Universitetit të Arteve 21:00 Vetëvrasësi, produksion i Teatrit Andon Zako Çajupi.


Autor: Nikolai Erdman, Regji: Sulejman Rushiti. Skena e Re arTurbina, salla 400.Dt. 29 Shtator 18:00 Gomari i Babatasit, produksion i Teatrit Migjeni. Autor: At Gjergj Fishta, Regji: Altin Basha. Salla e Universitetit të Arteve. 21:00 Babai, produksion i Teatrit Skampa. Autor: Florian Zeller, Regji: Spiro Duni. Skena e Re arTurbina, salla 400.Dt. 30 Shtator 19:00 Vdekja e Dantonit, produksion i Teatrit Shqiptar Shkup. Autor: Karl Georg Büchner, Regji: Edin Mustafic. Skena e Re arTurbina, salla 400. 20:30 Ceremonia e mbylljes së festivalit. Skena e Re arTurbina, salla 400.


24 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)