Çifti më i përfolur në showbizin Italian, Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino mendohet se janë kthyer përsëri bashkë dhe janë më të lumtur se kurrë.
U përfol gjatë se romanca e bukuroshes argjentinase me Andrea Iannone ishte drejt fundit, edhe pse ajo e përgënjeshtroi një lajm të tillë nëpërmjet komenteve në Instagram.
Mediat italiane spekulojnë se ajo është rikthyer me ish-bashkëshortin pasi të dy gjenden për pushime në Ibiza, së bashku me të birin.
Asnjëri nuk i ka komentuar këto lajme, por thuhet se cifti do të pranojë cdo gjë gjatë këtij muaji.
/oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter