Rikthehet pas 6 vitesh në Këngën Magjike aktorja bukuroshe me zërin magjik












Ajo është e zonja edhe si këngëtare dhe si aktore, edhe pse këngët kanë qenë më të pakta sesa rolet. Megjithatë kënga e saj e parë në Këngën Magjike, në vitin 2011, “Jo s’e di”, ende mbahet mend nga publiku.



Laura Nezha me zërin e fuqishëm dhe interpretimin e përkryer të një kënge vërtet të bukur la gjurmë te spektatorët në pjesëmarrjen e saj të parë në festival, gjashtë vite të kaluara.



Tashmë, ajo po rikthehet, aty ku pati dhe debutimin. Aktorja ka zbuluar në Instagramin e saj që do të marrë pjesë në Kënga Magjike me këngën “Je dashuri”, realizuar në studion stine_records_ed.


Kënga do të prezantohet për publikun gjatë spektaklit të radhës së E diela shqiptare.


Për promovimin, Laura ka realizuar dhe një set fotosh me një fustan të ngushtë që na kujton pamjen e saj vite më parë në Kënga Magjike.


Këto 6 vite, nëse ka ndodhur ndonjë ndryshim në pamjen dhe trupin e aktores, ka qenë për mirë.