Edhe pse jemi në prag të stinës së pranverës, moti vazhdon të na suprizojë.
Gjatë dy ditëve të fundit, ulja e temperaturave ka rikthyer dëborën në verilindje dhe në juglindje të vendit tonë.
Mësohet se në Bulqizë, trashësia e dëborës momentalisht shkon nga 5 cm deri në 15 cm në zonat malore.
Po ashtu edhe Korça e Pogradeci janë zgjuar me dëborë, mbi 5 centimetra.
Deri më tani, nuk raportohen probleme serioze në rrugët nacionale dhe rurale.
Problemet me motin mund të sjellin probleme për fermerët në bujqësi pasi dëmton të mbjellat e tyre.