GAzment bardhi jozefina topalliSekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i bëri thirrje çdo demokrati i cili ka dhënë kontribut ndër vite për selinë blu, që të rikthehet në Partinë Demokratike.


Gazment Bardhi nga Shkodra ka folur dhe për rolin e Jozefina Topallin e lënë jashtë nga listat në zgjedhjet e 2017, për shkak të qëndrimeve të saj të ashpra ndaj lidershipit të demokratëve.


Ai tha se Jozefina Topalli ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në PD dhe rikthimi i saj është i mirëpritur.


Nëse çdo individ me kontribut në PD, ka si objektiv të sjellë demokratët në pushtet apo ti kthej demokratëve besimin që ka marrë prej tyre ndër vite. Sigurisht që këtë e ka më shumë sesa detyrim. Një drejtues politik në të shkuarën e Partisë Demokratike ka qenë në ato pozicione për shkak të mbështetjes që ka marrë nga demokratët e zakonshëm. Në qoftë se një individ humb një pozicion të caktuar nuk nënkupton në asnjë rast braktisjen e demokrateve.


Secili prej nesh ka detyra të caktuara në periudha të caktuara, por kjo nuk do të thotë që nga momenti që unë largohem nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm, të ndal kontributin ndaj demokratëve të zakonshëm. Ndaj apeli im si thirrja ime, është që kushdo që ndër vite ka marrë mbështetje nga demokratët është momenti që ti kthej mbështetjen demokratëve dhe Shqipërinë.


Ne kem qenë parti e lirë dhe e mendimit të lirë, gjithmonë kemi patur debate brenda vetes, kjo tregon për një funksionimin e brendshëm të partisë demokratike. Pa diskutim zonja Topalli është anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, është anëtare sipas statutit, ka qenë 8 vite kryetare e Kuvendit dhe është një zë që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, tha Bardhi, i cili shtoi se procesi i rikthimit “ska nevojë për ndërmjetës me kryetarin Basha.


Sipas Bardhit, Kuvendi duhet të lërë lojërat politike dhe të miratojë reformën zgjedhore si një prej 15 kushteve të vendosura nga BE.