Mungesa e sulmuesit, qe shenoi numrin me te larte te golave gjate edicionit te kaluar Migen Memellit, ka dhene efektet e para ne lojen e Tiranes tek vija e sulmit. Memelli eshte demtuar dhe pritet te rikthehet dy jave me vone ne fushen e lojes. Largimi i Daniel Xhafajt sulmuesi i dyte i Tiranes, per tek Besa, ka ndikuar gjithashtu ne loje, sipas lojtareve te tjere titullare, qe shprehen se ende nuk eshte krijuar organika, per vete faktin se ka pasur ndryshime dhe sezoni nisi me vonese per bardheblute. Ndaj Flamurtarit i vetmi gol qe kane eshte shenuar ka qene ia i Arber Abilaliajt, i cili realizoi edhe ndaj Gramozit te Ersekes te vetmin gol me rendesi per sulmuesit. Mungesa e lojtarit qe shenoi, mbi 20 gola, si dhe e organizatorit te skuadres Devi Mukes, apo demtimet, kualifikimet dhe mungesat e disa lojtareve, jane klasifikuar si arsyet kryesore per te justifikuar rezultatet e arritura ne javet e para nga protagonistet bardheblu.