Sefer Seferi do të ngjitet në ring për të sfiduar Tyson Fury-n. Do të jetë pikërisht shqiptari nga Gostivari ai që do ti urojë mirëseardhjen ish-kamponit të botës në ditën kur anglezi do të shënojë rikthimin e tij në ring pas një periudhe më shumë se 2-vjeçare të kaluar mes pushimeve dhe pezullimit për përdorimin e substancave të ndaluara.


Kjo sfidë mjaft e rëndësishme për boskierin kuqezi, i cili është vëllai i një tjetër luftëtari, si Nuri Seferi, do të zhvillohet më datë 9 qershor në Manchester Arena në Angli.


39-vjeçari shqiptar ka një karrierë të pasur në peshat gjymsë të rënda, ndërsa është ndeshur vetëm një herë në peshat e rënda kundër Manuel Charr. Numrat e Sefer Seferit në boksin profesionist janë vërtetë të frikshëm: 23 fitore, 21 prej të cilave me knock-out dhe vetëm një humbje.


Ndërkohë që Fury ishte pa licence boksimi për shkak të pezullimit nga agjencia ndërkombëtare e anti-dopingut, djaloshi nga Gostivari ka zhvilluar 4 sfida dhe duket shumë më në formë fizike se britaniku. Ish-kampioni i botës, i cili për të marrë gjerdanin  e artë mposhti Vladimir Klitchkon,  u shpreh se është gati të tregojë se mbetet më i miri, pavarësisht se ka shumë kohë pa u ngjitur në ring dhe objektivi i tij është dueli ndaj një prej dy kampionëve aktualë, Anthony Joshuas ose Delonte Wilder, megjithatë nuk do ta ketë aspak të thjeshtë edhe ndaj Sefer Seferit.


21 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)