Kryeministri Edi Rama ka paraqitur një tjetër shkollë sipas tij të "Rilindur" nga atë që ai e quan kantieret e rilindjes urbane në arsim.

"?RilindjaUrbane në Arsim. Gjimnazi "Shote Galica" i Krujës, një kompleks i ri shkollor me mbështetjen e programit kombëtar të Rilindjes Urbane, ndërtuar në vend të godinës së rrënuar që prej vitesh vazhdonte të quhej gjimnazi i qytetit, po nuk përmbushte më asnjë kusht për të qenë i tillë", shkruan Rama.