Ndonëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia, burime bëjnë me dije se nga krahasimi i shenjave të gishtave dhe këqyrja fizike e bërë, rezulton se personi që mbeti i vrarë dje në aksionin e karakteristika të ngjashme me ato të Admir Murataj.


Fillimisht identiteti i tij u zbulua nga mediat greke, ndërsa pritet të konfirmohet edhe nga autoritetet shqiptare.


Ai ka qenë organizatori i grabitjes brenda perimetrit të sigurisë së aeroportit, ndërsa u vra 2 km nga Rinasi në momentin e arratisjes.


Raportohet se është shoqëruar në polici bashkëshortja e Murataj, e cila do të japë dëshminë e saj në lidhje me ngjarjen e ndodhur.