Vrasja 21 janariHetimet për ngjarjen e 21 Janarit 2011 ku mbetën të vrarë katër protestuesit, Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Hekuran Deda ka që prej muajit Mars që ka rifilluar hetimet sërish. Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit ka thirrur për të dëshmuar ish-efektivët e seksionit të operacionale speciale në drejtorinë e policisë Tiranë. Qëllimi i marrjes në pyetje është plani i vendosja se tyre dhe roli që kanë patur gjatë protestës së 21 Janarit 2011 ku mbeten të vrarë katër protestuesit. Pjesa dërrmuese e 36 ish-efektivëve operacionalë kanë dëshmuar në kohë të ndryshme që prej fillimit të muajt mars, ndërsa procesi i marrjes në pyetje vijon. Nga ana tjetër, Drejtorisë së Standardeve i është vënë në dispozicion nga seksioni i operacioneve speciale, edhe plani i masave që nga fillimi i protestës së 21 Janarit dhe deri në përfundimin e saj. Sipas burimeve nga Drejtoria e Standardeve, bëhet me dije se efektivët kanë dhënë shpjegime të detajuara për lëvizjet e tyre që nga ora 12 :00 deri në orën 17 e 30 të datës 21 janar, kohë në të cilën u zhvillua edhe protesta. Sipas planit të masave, njësia operacionale kishte si detyrë vëzhgimin e elementëve kriminal brenda turmës, si dhe filmimin në funksion të dokumentimit të veprimtarisë policore dhe mbarëvajtjes së protestës. Burime zyrtare policore bëjnë me dije se, nga ana e Drejtorisë së Standardeve profesionale po zhvillohet një hetim i brendshëm për rolin e efektivëve të policisë dhe zbatueshmërinë e detyrave funksionale nga ana e tyre në protestën e 21 Janarit. Hetimet pritet të shtrihen dhe në sektorë të tjerë të policisë, me detyra aktive në protestë.