Një defekt në sistemin kompjuterik krijoi radhë të gjatë për disa orë në pikëkalimet kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, shtetasit shqiptarë nuk kanë kaluar dot për në tokën greke, ndërsa janë krijuar radhë të gjata automjetesh në pritje të kaluar kufirin.


Gjatë këtyre orëve, pala greke lejoi vetëm kalimin e personave me pasaporta greke, duke penguar kështu edhe lëvizjen e lirë të individëve shqiptarë.


Megjithatë, diku pas mesnatës defekti është riparuar dhe situata në pikëkalimin kufitar të Kapshticës është normalizuar. Ndërkohë, në Kakavijë thuhet se situata është përmirësuar, por ende punohet me një ritëm të ulët.


13 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)