Shkëlzen Gashi rigjen golin në Major League Soccer dhe çfarë goli. Një finalizim perfekt i Gashit nga goditja standarde por që gjithsesi rrjeta e sulmuesit shqiptar nuk i mjaftoi Colorado Rapids që pësoi humbjen e 5-të rresht në kampionat. Gashi ekzekutoi shpejtë një goditje standarde duke përfituar dhe nga vonesa e portierit kundërshtar në vendosjen e murit duke barazuar përkohësisht shifrat në 1-1 në sfidën mes Columbus Crew dhe Colorado Rapids që gjithsesi përfundoi me fitoren 2-1 të vendasve. Ky ishte goli i dytë për Gashin në MLS këtë sezon.



23 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)