Pas përmbushjes së transferimit të shekullit dhe mbërritjes së Kristiano Ronaldos në Torino, Juventusi ka gjetur kohë që të prezantojë për tifozët e saj edhe fanellat e tretë të këtij sezoni.


Pikërisht këto fanella duket se do të bëjnë revolucion në botën e futbollit, pasi sponsori Adidas ka sjellë një risi në materialin e përdorur. Uniforma është e krijuar nga riciklimi i plastikës së grumbulluar në oqean.


 




Krijuesa e Adidas, Françeska Venturini tha se kemi të bëjmë me një eko-inovacion dhe jetëgjatësia është në zemrën e saj.


Kjo është një fushatë e nisur nga kompania Adidas dhe që ka gjetur mbështetje nga klube si Bajern, Real dhe Mançester Junajtid, tha ajo.


18 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)