Spektakli "kenget e Shekullit" u rikthyen kete te shtune nen ritmet latine te sambes, flamengos dhe rumbes. Nata spanjolle ndezi Teatrin e Tv Klan dhe mbajti te mberthyer mijera teleshikues. Gjate kesaj nate publiku shqiptar admiroi dhe duartrokiti me shume entuziazem zerat e muzikes shqiptare per kenget dhe spektaklin qe dhuruan. Frederik Ndoci, Era Rusi, Besa Kokedhima, por edhe kengetaret e tjere si Samanta Karavella, Gerta Mahmutaj dhe Olta Boka sollen emocion dhe spektakel gjate kesaj mbremje nen ritmet latine te hiteve me te njohura.


Grupi "Righiera" nderon naten spanjolle


Nje surprize te vecante gjate kesaj mbremje sollen edhe dy kengetaret italian te grupit "Righiera" me hitet e tyre te viteve '80, "Vamos ala playa" dhe "Non tengo dinero". Gjate kesaj mbremje menaxheri Roberto Avallone tha per Tv Klan se Shqiperia eshte nje vend i bukur dhe se i pelqen te bashkepunoj me shqiptaret. "Kam ardhur ne Shqiperi ne 1993. Ishte shume bukur edhe pse ka ndryshuar qe nga ato vite. Ketu kam gjetur nje mikpritje fantastike, sidomos nga Pandi Laco. Gjate ardhjes time kam realizuar disa turne ne disa qytete te Shqiperise dhe me pelqen te punoj me shqiptaret dhe nese do me jepet mundesi do te rikthehem me projekte te tjera"- perfundoi Avallone.


Nata latine dhe koloriti qe dha trupa e Baletit


Te padiskutueshem gjate kesaj mbremje ishin balerinet e trupes se baletit drejtuar nga Albi Nako. Trupa e baletit e Televizionit Klan me ngjyrat e kostumografin karakteristike, i dhane nates latine koloritin, duke e bere ate te ndryshme nga nata paraardhese. Pervec numrave speciale, disa kenge u shoqeruan nen koreografine e trupes se baletit.


Hitet boterore qe do pushtojne teatrin Klan


Kenget dhe hitet me te njohura boterore, ato qe i kemi degjuar dhe na kane shoqeruar ne momentet e bukura, ato qe i njohim e mund ti kendojme te gjithe do te na ndjekin cdo te shtune. Sigurisht qe ne kete bote te kenges, per ne, publikun televiziv shqiptar, me shume kane qene te spikatura dhe te dashura vetem disa kultura muzikore. Me afer nesh ka qene kenga italiane, angleze, ballkanase, franceze e keshtu me rradhe te cilat do te suprizojne Teatrin Klan. "Kenget e Shekullit" rikthehen perseri te shtunen e ardhshme me muziken me te bukur italiane te 100 viteve te fundit.


Fondi i muzikes boterore cdo te shtune ne Tv Klan


Permbajtja dhe materiali muzikor i spektaklit gjate cdo te shtune ka qene dhe do te jete nje fond teper i perzgjedhur i muzikes boterore, kenget me te famshme te repertorit internacional, hitet qe kane bere historine e muzikes, sukseset qe i kane kaluar kufijte e vendeve ku jane krijuar duke u kthyer keshtu ne nje trashegimi mbareboterore. Cdo vend ka nje ajke te krijimtarise se tij, por ka nje kolane te arte kengesh qe e perfaqesojne ate ne cdo cep te globit dhe dhurohen cdo te shtune per publikun shqiptar. Jane ato kenge, ato suksese qe jane internacionalizuar, ato sekuenca qe te vijne menjehere ne mendje dhe ne buze sapo degjon titullin. Dhe natyrisht kete histori te muzikes e kane bere ato vende qe kane patur nje tradite te kultivimit te ketyre kengeve por edhe te menyres sesi ato kane mundur ti transmetojne ne kulturat e tjera muzikore.