R.Caushaj


Tirane- Krimet e ndodhura ne qytetin e Beratit nga ana e "bandes se Altin Dardhes" jane treguar dje ne Gjykaten e Tiranes. Ish-inspektori i krimeve ne kete qytet Gentian Musabelliu, ka rrefyer dje para togave te zeza te kryesuara nga gjyqtari Gerd Hoxha, vrasjen e Burhan Tomorit, si dhe rrembimin e inspektorit te policise, Ferdinand Kalemi. Perpara gjykates, deshmitari ka treguar se ne daten 25 shkurt te vitit 1998 ne afersi te nje lokali prane stadiumit "Tomorri", jo me shume se 100 metra larg Komisariatit te Beratit, ishte ekzekutuar shtetasi Burhan Tomori. "Une kam qene inspektor zone. Kur ka ndodhur ngjarja, kam degjuar te shtena dhe jam nisur me nje makine te policise rrugore. Kemi ndjekur nga mbas autoret, te cilat kane qene tre ose kater veta", ka deklaruar dje Musabelliu duke mos bere te ditur emra. Me pas ai ka treguar se mbi viktimen eshte qelluar mbi 150-here me nje mitraloz te lehte, ndersa ishin vrare aksidentalisht edhe tre persona te tjere. Me pas ata ishin vene ne dijeni, se nje prej autoreve ishte vene ne pranga, per kete fakt keta ishin larguar. Sipas deshmitarit ai vete ishte plagosur, ndersa pas kesaj ngjarjeje ishte vrare shtetasi Sali Kumani, ne lagjen "Uznove". Gjate procesit te djeshem ne ngarkim te Gezim Kasemit dhe Agron Bilalit, kane dhene deklarime edhe disa banore te qytetit. Prokuroria e Beratit i akuzon dy te pandehurit si anetare te "bandes se Altin Dardhes", tashme i vdekur. Nga hetimet e kryera nga prokuroria, ka rezultuar se i pandehuri Gezim Kasemi ne bashkepunim me shtetasin Agron Balliu dhe "koken" e bandes Altin Dardhen, kane organizuar nje atentat per ekzekutimin e nje prej kapove kryesore te Beratit gjate trazirave te vitit 1997, shtetasin Burhan Tomori. Burhani dyshohet te kishte vrare disa muaj me pare babane e Altin Dardhes, dhe ky i fundit vendosi te hakmerrej. Dardha, se bashku me shokun e tij Altin Isufi, dhe tashme dy te denuarit Agron Bilalin dhe Gezim Kasemin, kane gjetur Burhanin ne nje lokal, dhe kane qelluar mbi te. Nga hetimet e prokurorise ka rezultuar se gjate largimit ne drejtim te Skraparit, Dardha ka qelluar pa shkak mbi shtetasin Sali Kumani, ne lagjen "Uznove", duke e lene te vdekur. Me pas, ai i ka rrembyer makinen fuoristrade te tipit "Toyota" e cila ishte ne pronesi te shtetasit Riza Qosa. Disa kilometra me tej, Dardha ka marre peng inspektorin e policise, Ferdinand Kalemi se bashku me mjetin e tij te policise. I pandehuri Gezim Kasemi u denua me 12 mars te vitit 2001 me 23-vjet burg ne mungese. Kasemi u ekstradua ne vendin tone, dy vjet me pare. Pasi u mbyllen procedurat e plota te ekstradimit, 32-vjecari Kasemi depozitoi edhe kerkesen per te rifilluar procesin nga e para, me pretendimin se te gjitha vendimet gjyqesore ne adrese te tij, per bashkepunim ne kater vrasje, jane marre ne mungese.





Shkaterrimi i bandes


Altin Dardha ne vitin 1997, ishte nje prej personazheve me te frikshem te Beratit. Ai konsiderohej si nje killer me gjak te ftohte, dhe hakmarrjen ndaj vellezerve Tomorri ne Berat, e organizoi per shkak se i kishin vrare babane e tij ne qender te Beratit, duke punuar si kambist. Operacioni i ndjekjes se Dardhes, eshte drejtuar nga ish-komisari i Beratit, tashme i vrare Gani Malushi. Komisar Malushi me efektivat e tij, arriti te shpartallonte "banden e Dardhes" duke kapur te gjalle pas nje shkembimi te forte zjarri, shtetasit Agron Bilali dhe Gezim Kasemin, nderkohe qe Altin Isufi mbeti i vrare. Ndersa, ne ate aksion te policise Altin Dardha mundi te cante rrethimin, por mbeti i vrare pas tre ditesh ne qytetin grek te Janines, prej kucovarit Arjan Paja. Nderkohe, dy shoket e tij Gezim Kasemi dhe Agron Bilali u lane te lire nga gjykata ne vitin 1999, per t'u denuar ne vitin 2001 po nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane.