DURRES- Në kuadër të realizimit të projektit për rivitalizimin e sheshit “Iliria”, bashkia e Durrësit ka nisur nga puna për heqjen e shatërvanit 85-vjeçar. 

Prishja e shatërvanit, i ndërtuar nga italianet në vitin 1939 u kundërshtua gjatë prezantimit të projektit për këtë qytet. Mësohet se aksioni për heqjen e shatërvanit, i përket fazës së dytë të vënies në jetë të projektit. 

Shatërvani u projektua dhe ndërtua nga arkitekt Kristo Sotiri, i cili njihej si arkitekti i ish-Mbretit Ahmet Zogu.

(ed.me/BalkanWeb)