Ylli holandez i Bajernit të Mynihut, Arjen Roben, këmbëngul se skuadra e tij nuk do të përpiqet të matet me Barcelonën e kohës së drejtimit nga Pep Guardiola. "Ne kemi cilësitë tona, kemi treguar se mund të fitojmë çmime në rrugën tonë. Guardiola ka ardhur te Bajerni jo për të na ndryshuar tërësisht, por për të bërë hapin e ardhshëm më të mirë. Nuk kemi pse të imitojmë stilin e lojës së Barcelonës, as vetë Guardiola nuk e dëshiron këtë. Ne thjesht po përmirësohemi më shumë në stilin e lojës sonë të Bajernit, që ndër vitet ka fituar shumë trofe", - deklaroi Roben.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)