Arjen Robeni këmbëngul se Bajerni i Mynihut nuk po tenton të kopjojë Barcelonën sa i përket filozofisë së futbollit. Kampionët e Bundesligës kanë qenë në një formë mbresëlënëse në javët e fundit, ndërsa specialistët sportivë vënë në dukje se gjermanët i ngjajnë gjithnjë e më shumë skuadrës katalanase, që atëherë drejtohej nga Pep Guardiola. "Bajerni nuk është Barcelona. Krahasimet janë logjike, por përqendrimi duhet që të jetë pikërisht tek ne", - u shpreh holandezi për mediat. 
(a.k/E.Ilnica/Balkanweb)