Ajo mes Arjen Roben dhe Bayernit të Mynihut është një dashuri që do të vazhdojë të zgjasë. Sulmuesi i skuadrës bavareze ka rinovuar zyrtarisht kontraten me drejtuesit e skuadrës për të vazhduar  aventurën  e tij me kampionët e gjermanisë edhe për një tjetër sezon.


Holandezi kishte një kontratë që skadonte në qershor të këtij viti. Nga ana e drejtuesve të klubit bavarez nuk ka pasur kurrë dyshime në lidhje me të ardhmen e Robben, i cili për shkak të disa dëmtimeve nuk ka arritur të japë maksimumin e tij por, pavrësisht kësaj është cilësuar gjithnjë si një element shumë i rëndësishëm për repartin e avancuar të Bayernit. Kontrata e re do ta mbajë të lidhur me skuadrën e Ancelottit deri në qershor të vitit 2018.


Vetë numri 10-të disa herë në media ka deklaruar se dëshira e tij është të qëndrojë në bavari, pasi aty ai ndihet si në shtëpinë e tij. Tashme 32-vjecari nuk i ngelet gjë tjetër vecse të impenjohet maksimalisht për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave sezonalë. Arjen Roben me fanellën e Bayernit në total numëron 232 paraqitje nga ku ka shënuar 121 gola.


16 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)