Robert Ndrenika, i është bashkuar protestës së Sindikatës së Artistëve të cilët protestojnë për të mos lejuar prishjen e Teatrit kombëtar, ndonëse premtohet se do të ndërtohet një tjetër shumë më luksoz.


Duke mbështetur protestën në lidhje me projektligjin e Ministrisë së Kulturës, Ndrenika u shpreh se teatri është pronë e artistëve, dhe askush nuk largohet që andej.


Ndrenika u shpreh se si në komunizëm ashtu edhe në 27 vite demokraci, ndonëse është premtuar për ndërtimin e një teatri të ri, ende nuk ka asgjë konkrete, e kësisoj artistët nuk do të pranojnë prishjen e pronës së tyre pa parë projektin e teatrit të ri.


Ai ka akuzuar privatët rreth e rrotull që duke privatizuar pjesë nga prona e teatrit, ndërsa tha se kërkohet që të ndërtohet ndonjë kullë tjetër, e brenda saj të përfshinë teatrin.


Kjo pronë gjatë shumë viteve të kësaj demokracie është vjedhur pjesërisht. Si është vjedhur p.sh.? Ajo Torre Drini që është bërë atje ka ardhur deri në rrëzë të skenës. Ajo duhet të mbante distancë 10 metra, 7 metra apo 12 metra sa është. Pra kur të ndërtohet i ashtu quajturi teatër, ne duhet të tërhiqemi sepse duhet ti lëmë vend asaj. Një vjedhje kjo Ose të gjitha dyqanet që janë mbrapa, kanë qenë pronë e teatrit. Gjatë këtyre viteve, ato, pak nga pak janë privatizuar. Tani kërkohet që këta rivatë të bëjnë një kullë, apo të bëjnë kulla dhe në një pjesë të tyre, aneks të jetë edhe teatri, pra vazhdon një vjedhje e hapur., është shprehur Ndrenika.


Më tej Ndrenika shprehet se të gjitha kryeqytetet kanë një Teatër Kombëtar, godina e të cilit është 500 apo 600 vjeçare, e kësisoj edhe Shqipëria duhet të ketë një të tillë, por që artistët nuk do të lejojnë prishjen e godinës ekzistuese pa pasur diçka konkrete përpara. Për këtë Ndrenika është shprehur se nuk do të lejonte prishjen e Teatrit, dhe se ai vetë do të shtrihej atje për ta penguar.


Deklarata e plotë e aktorit të mirënjohur Robert Ndrenika:


Jam shumë, shumë i gëzuar që shoh mbledhje seioze të një sindikate, sepse kam pas menduar se kanë të vështirë aktorët të bëjnë sindikatë, dhe pothuajse kështu ka qenë. Pothuajse thuhen të gjitha, unë skam se çfarë të shtoj, 99.999% jam plotësisht dakord me këto që thanë. Do të mundohem të përqëndrohemi njëçik tek ndërtesa.


Plot shumë vite më parë, edhe Partia e Punës, thoshte se Do të bëj një teatër, do të bëj një teatër. Ky teatër nuk u bë. Edhe këto 27 vjet siç jeni edhe dëshmitarë, pavarësisht se keni qenë më të vegjël, është folur që do të bëhej një teatër dhe përsëri nuk ka pasur pikë transparence. Di që pronë e juaja është një sipërfaqe prej 7 apo 7 mijë metër katror, që është teatri ekzistues, sot. Ajo është pronë e jona, e juaja edhe e ish-të vjetërve. Kjo pronë gjatë shumë viteve të kësaj demokracie është vjedhur pjesërisht. Si është vjedhur p.sh.? Ajo Torre Drini që është bërë atje ka ardhur deri në rrëzë të skenës. Ajo duhet të mbante distancë 10 metra, 7 metra apo 12 metra sa është. Pra kur të ndërtohet i ashtu quajturi teatër, ne duhet të tërhiqemi sepse duhet ti lëmë vend asaj. Një vjedhje kjo Ose të gjitha dyqanet që janë mbrapa, kanë qenë pronë e teatrit. Gjatë këtyre viteve, ato, pak nga pak janë privatizuar. Tani kërkohet që këta rivatë të bëjnë një kullë, apo të bëjnë kulla dhe në një pjesë të tyre, aneks të jetë edhe teatri, pra vazhdon një vjedhje e hapur.


E kam thënë dhe e them se gjithë kryeqytetet e Ballkanit, që i kam parë, kanë Teatër Kombëtar, kanë godina me infrastrukturë të mrekullueshme. Teatri bëhet një herë në 500 vjet. Brezi juaj dhe i imi, mund të mos dinë të interpretojmë, mund të thotë ndonjëri, epo çjanë këta. Por nuk mendohet që Shqipëria të rrijë pa aktorë.


Godina e teatrit e Beogradit, e Bukureshtit, janë 500 vjeçare, 600 vjeçare, është monument kulture, këtu po bëhen xhamia, po bëhen kisha, shih çfarë xhamie po bëhet. Këtë ia thashë njërit, i cili më tha se atë po e bën Erdogani.


Unë i thashë aq më mirë që po e bën Erdogani, prandaj i takon shtetit shqiptar të ndërtojë një teatër, një teatër 500, 600 vjeçar, ndoshta edhe 1000 vjeçar. Prandaj ne këtë gjë duhet ta kërkojmë nga shteti shqiptar.


Atë turbinën vajta e pashë me shokë, ajo ishte qesharake. Për teatër ajo nuk bën, ajo është vetëm për ndonjë fushatë elektorale, në fund.


Ajo fjala që i paskam thënë unë asa ministreshës që do të shtrihem atje, se do të shtrihem atje, dhe ajo më ironizoi se le të vijë e të shtrihet e të interpretojë tek ajo turbina. Ajo fjalë paska qenë me vend. Ne nuk duhet të lejojmë të prishet ai teatër, pa e marrë vesh se çfarë do të bëhet me të.


Mos kini shumë shpresë tek këta analistët e mëdhenj, sepse në ca momente të caktuar, 20 vjet më përpara, ata u bashkuan me ministrin. Edhe na thonin se ata donin atë ndërtesën e fashizmit, janë bërë gjyqet rreaksionare, nuk thonin kurrë që atje është krijuar teatri, opera, filarmonia, të gjitha institucionet kulturore. Të gjitha janë krijuar në atë vend, ai është edhe monument kulture. Prandaj mos keni besim në ta, i vetmi që na ka mbështetur është Fatos Lubonja dhe Maks Velo.


Kjo ministresha, përshembull, i kërkova një herë të jepte ca pare për një lapidar të Spahi Voglit, që vendosëm ta bëjmë ne, nxënësit e tij, atje ku ka lënë kockat në Mbrostar nuk kam para! Mi ka vjedhur qeveria paraardhëse, etj etj., ndërkohë gjatë 27 vjetëve të dashurit e mi, janë harxhuar para për nja 5 apo 6 ministrira Kulture, jo ta bëjmë këtu jo atje, dhe nuk më dha 5 lek për lapidarin e Spahi Voglit.


Unë kam edhe të tjera, por më vijnë në mendje kur jam në krevat, në ëndër. Tani e mbylla, por Tiranës i takon të ketë një teatër serioz dramatik. Prandaj për mua sa herë të keni të tilla gjëra, do të më thërrisni, jam i gatshëm të vij.


Edhe një gjë desha të them. Atë të ligjit nuk e di akoma mirë, por di se diku mbase edhe i ofendova, por kemi disa aktorë të mrekullueshëm që unë i ndjeki, i shoh, i kemi shumë të mirë, dhe paguhen për një çapë bukë. Për një kafshatë bukë. Dhe kur të vë tjetri atë litarin e bukës, ai është më i tmerrshmi nga të gjitha. Faleminderit!