"ArtKontakt" dhe "Charl's Entertainment" jane arkitektet e nje nate shume speciale rock-u ne Tirane, me Ian Paice- bateristin themeluesin e grupit Deep Purple dhe Matt Filippini Band nga Italia. Naten e 12 prillit, Ian Paice, bashke me grupin italian te rock-ut do te luajne muziken e Deep Purple per rreth dy ore, nen dritat e amfiteatrit Calvin. Por Ian nuk vjen ne Tirane vetem per koncertin, atij i intereson te takoje muzikante rock-u shqiptare, per te krijuar nje kontakt per bashke-prodhime ose thjesht per te folur mbi muziken qe shoqeroi revolucionit e shoqerise moderne. Ai do te flase me publikun ne nje auditor titulluar "Drumm Clinic" ne Akademine e Arteve mbi profesionin e bateristit rock dhe energjine e ritmit qe mban gjalle per dekada nje grup rock-u. "Ky takim ka si finalizim te tij koncertin naten e 12 prillit, por Ian Paice eshte i interesuar te flase me muzikante te rinj lidhur me eksperiencen e te qenit gjithe jeten i perfshire me rock-un. Ai do t'u japi nje 'shkundje' ne emer te rock-ut", thote Andi Tepelena, drejtori ekzekutiv i ArtKontakt.