Ambasadorja e BE-së në vendin tonë Romana Vlahutin, ka bërë apel që bashkitë duhet të jenë në gjendje për të tërhequr të ardhurat nga taksat dhe të dinë si ti investojnë.


Në konferencën Roli i bashkive në proces integrimi, Vlahutin tha se decentralizimi vendor është thelbësor për Shqipërinë.


Shqipëria është akoma prapa me PBB në krahason me vendet e rajonit. Bashkitë duhet të jenë në gjendje që të mbledhin të ardhurat e tyre dhe ti investojnë, por për të qenë ambiciozë, duhet të dinë si ti tërheqin këto investime. Duhet të ketë programe politike të reja, sepse të ardhurat vendore në Shqipëri janë më të ulëtat në rajon, – shtoi Vlahutin. – Bashkirë duhet të përfitojnë nga bizneset. Jini të sigurt se BE do jetë një partner i fortë e i qëndrueshëm për të dhuruar bashkësi të begata.


26 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)