Roma nuk di më të fitojë në Serie A. Pas suksesit minimal ndaj Torinos në javën  e parë skuadra e Di Francescos në tre javët pasardhëse ka regjistruar 1 humbje dhe 2 barazime.


Barazimi i fundit ka ardhur sot në mesditë ndaj Chievos në një ndeshje që pas 45 minutave të para dukej e fituar nga kryeqytetasit. Golat e El Sharaawy dhe Cristante i dhanë avantazhin e dyfishtë Romës por atëherë kur tre pikët dukeshin të sigurta erdhi edhe reagimi i skuadrës veroneze.


Fillimisht slloveni Valter Birsa me një goditje shumë të bukur nga distanca mposhti Olsen duke ngushtuar shifrat. 7 minuta përpara fundit erdhi edhe surpriza e madhe e Chievos me Stepinskin që barazoi shifrat në 2-2 duke i dhënë një pikë skuadrës veroneze në këtë transfertë të vështirë.


16 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)