një ankand në Londër, duke thyer kështu rekordin shitjes së veprave artistike. Vepra, e cila ka qëndruar për 30 vjet në Galerinë Kombëtare të Skocisë, Modern Rome- Campo Vaçino është shitur për pesë minuta dhe ka pasur gjashtë ofertues për veprën, e cila ka dalë në shitje vetëm një herë. Këto detaje janë bërë të ditura nga shtëpia e ankandeve Sothebys. Rekordi i mëparshëm ishte për pikturën La Dona della Salute and San Giorgio, që në vitin 2006 ishte shitur për 30,5 milionë euro. Modern Rome, e cila është vlerësuar me shumën prej 14 deri në 20 milionë euro, ka qenë më e paguara në shitjen e Old Master and British Paintings. Të tjera vepra që u shitën për çmime të mëdha përfshijnë edhe atë të artistit gjerman Jan Lievens. E pikturuar në vitin 1939, Modern RomeCampo Vaçino e pasqyron Turner në më të mirën absolute të tij dhe është blerë nga një tregtar i Londrës.
Glee dhe 30 Rock, në garë për Emmy Awrads
Edicioni i 62-të me radhë i ceremonisë Emmy Awards do të mbahet me 29 gusht në Los Angelos. Komedia televizive Glee që trajton jetën e nxënësve të shkollës së mesme dhe profesorët e tyre, ka marrë 19 kandidime për Emmy Awards, duke përfshirë edhe atë për komedinë më të mirë. Po ashtu edhe yjet e këtij seriali, Matthew Morrison dhe Lea Michele janë të përfshirë në nominime. Jam shumë e shokuar, kanë qenë fjalët e vetme të Micheles. Nominimet i kryeson drama, e cila flet për Luftën e Dytë Botërore, The Pacifik me gjithsej 24 kandidime. Në mesin e të nominuarve janë edhe 30 Rock, Curb your Enthusiasm, Modern Family, Nurse Jackie dhe The Jackie dhe The Office. Në kategorinë për komedinë më të mirë, Glee dhe 30 Rock, kanë po ashtu në garë edhe Modern Family, që është realizuar në formë dokumentari, i cili fokusohet në jetën e një familjeje të gjerë. Aktorja Julianna Margulies është nominuar për aktoren më të mirë në dramë për rolin e saj në The Good Wife. Ndërsa, Dame Judi është nominuar për aktoren më të mirë në miniseriali për rolin e saj në Cranford.
Last Updated on E Premte, 09 Korrik 2010 18:27