Roma ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt sigurimit të një vendi në zonën Champions, teksa ka mposhtur Spalin me rezultatin 0-3 në transfertë.


Verdhekuqtë dominuan sfidën dhe morën avantazhin në pjesën e parë, pas autogolit të Vicarit, ndërsa në pjesën e dytë shënuan edhe dy herë të tjera me anë të Nainggolan dhe Schick.


Kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi i sezonit, Roma renditet momentalisht në vendin e 3-të, me 3 pikë më tepër se Lazio dhe 4 më shumë se Interi, me këto të fundit që do të luajnë nesër ndeshjen e javës së 34-t.


21 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)