Roma si Barcelona. Duke filluar që nga sezoni i ardhshëm dhe deri në atë 2020-2021, skuadra verdhekuqe do të ketë të njëjtin sponsor si Barça në fanellë, pikërisht gjigandin e fluturimeve Qatar Airways i cili do të rrisë ndjeshëm përfitimet e Romës.


Pas 5 vitesh klubi kryeqytetas do të ketë sërish një sponsor në fanellë me Qatar Airways që për 3 sezonet e ardhshme pritet të derdhë në arkat e Romës rreth 40 milionë euro plus bonuset.


Qatar Airways do të jetë sponsori i 7-të në fanellat e Romës në këto 90 vite histori të klubit verdhekuq.


23 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)