romeoMenjëherë pas akuzave që numri dy i PD, Arben Ristani, ka hedhur në Komisionin Parlamentar të Hetimit të privatizimit të OSSH nga kompania çeke CEZ, ka reaguar juristi Romeo Karaj.


Ai nuk ka munguar të shprehet se privatizimi i OSSH do të jetë “Vaterloja” e Berishës dhe se dënimi i tij është vetëm çështje kohe.


Saliut po i rrëshqet toka nën këmbë.


Situata i ka dalë jashtë kontrollit. Shumë shpejt do të mbarojë edhe retorika denigruese dhe zhurmuese e kopesë së tij dhe ai do të përballet me faktet dhe provat që po dalin përditë e më tepër.


Çështja e privatizimit të OSSH është Waterloo e tij.


Dënimi i tij është vetëm çështje kohe.


Tani e rëndësishme është të përgatitemi për procesin e zhdëmtimit të këtij populli prej bëmave të tij.


Vetëm drejtësia do të shërojë plagët ekonomike dhe morale të këtij vendi, shprehet dëshmitari kryesor që hapi petët e aferës së CEZ dhe groposi Berishën, juristi Romeo Karaj.