Komisionerja e BE per Drejtesine Viviane Reding ka deklaruar se Komisioni Evropian po shqyrton ndermarrjen e nje aksioni ligjor ndaj Frances per debimin e romeve.

Komisionerja Reding i cilesoi veprimet e Frances si nje fatkeqesi per Bashkimin Evropian.

Javen e kaluar deputetet e Parlamentit Evropian akuzuan Komisionin se deshtoi ne mbrojtjen e qindra romeve qe u debuan nga Franca.

Nga ana e tij Parisi zyrtar deklaron se debimi nuk ka si objektiv nje etni te ciaktuar por behet ne baze te rrethanave te caktuara.

Pak dite me pare gjate nje vizite ne Bukuresht ministri francez i Emigracionit Eric Besson deklaroi se Franca nuk do ta ndale debimin e romeve.