Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuj ka deklaruar se integrimi i vendeve të ish-Jugosllavisë në Bashkimin Europian do të parandalojnë luftëra të reja.

"Perspektiva evropiane është mënyra e vetme për të shmangur luftëra të reja në hapësirat e ish-Jugosllavisë", theksoi kreu i KiE-së në një intervistë për "Euroneës".

Sipas tij, në ish-Jugosllavi, para 15 viteve ka pasur luftë qytetare, madje edhe genocid, ndërsa mënyra e vetme për të shmangur ato është perspektiva evropiane.

Rompuj nënvizoi se megjithatë këto vende duhet të plotësojnë kushtet, por e ardhmja e tyre është në Evropën e Bashkuar.

Ai ka shtuar se shpërbërja e BE-së nuk është e mundur pasi sipas tij, qytetarët e shumë vendeve anëtare dëshirojnë të mbeten në Bashkimin Europian dhe në eurozonë.