Ashtu si në kohët e vjetra, kur Ronaldinho ngrinte në këmbë me ovacione “Santiago Bernabeu”-n falë paraqitjeve të tij, braziliani rikthehet të mrekullojë në kampionatin brazilian.



Dinho udhëhoqi skuadrën e tij të Atletico Mineiros me një tregolësh dhe dy asista, në një fitore të mrekullueshme 6-0 përballë Figuerensen, sukses që në javën e 28 të kampionatit, mban në lojë për titullin kampion ekipin, gjashtë pikë pas Botafogos së Seedorf.

Paraqitja e mrekullueshme e Ronaldinhos erdhi në një moment të vështirë personal për të, në një moment zie pas humbjes së kumbarit 64-vjeçar, Vanderlei, nga një infarkt.

Pasi babai i futbollistit e la në moshë të vogël, vetë Dinho e ka konsideruar gjithmonë kumbarin si një baba të dytë.