Florentino Perez pati paralajmëruar Zinedine Zidanen, që të harrojë El Clasicon dhe të përqendrohet te finalja e Championsit, por francezi vendosi të hedhë në fushë më të mirët në Camp Nou.


Duket se kokëfortësia e trajnerit madrilen pati edhe kosto, pasi Cristiano Ronaldo pësoi një dëmtim në kavilje, në momentin e shënimit të golit të barazimit të përkohshëm 1-1.


Sulmuesi portugez mori ndihmën e mjekëve dhe qëndroi në fushë deri në fund të pjesës së parë, kur shkoi në dhomat e zhveshjes dhe nuk u rikthye më. Kjo situatë alarmoi madrilenët, ndërsa mjekët japin shpresë, por më shumë detaje pritet të mësohen nesër, pas përfundimit të vizitave të detajuara.


7 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)