Në fitoren e Portugalisë prej 4:2 përballë Irlandës veriore, Ronaldo me 'hat-trickun' e tij bëhet golashënuesi i dytë më i mirë i Portugalisë.


Cristiano Ronaldo me tre-golëshin' e tij përballë Irlandës veriore ka lënë pas rekordin e Eusebios ndërsa tani bëhet golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave për kombëtare portugeze.


"Ky ishte hat-tricku im i parë për kombëtaren Portugeze dhe ishte shumë emocionuese," u shpreh ai. "Jam shumë i kënaqur për këtë arritje, kjo është diqka historike për mua. Jam krenar që arrita t'i thyej rekordin një legjendë siç është Eusebio. Thjesht po ndihem shkëlqyeshëm," u shpreh Ronaldo.