Pas 20 vjet interpretimi si dueti Brooks amp Dunn kengetari kryesor i grupit muzikor country Ronnie Dunn ka dale si kengetar solo. Ne vazhdim ju njohim me albumin e pare te tij solo qe mban emrin e tij Ronnie Dunn.







Ronnie Dunn regjistroi tre kenge solo ne fillim te fiteve 1980 por ai nuk arriti te kete suksese me to. Ne vitin 1990 ai se bashku me Kix Brooks formuan grupin Brooks amp Dunn. Ky duet fitoi menjehere popullaritet te madh. Duke filluar ne vitin 1991 me kengen solo Brand new man BrooksampDunn ishte ne krye te listes me kenget me te mira te muzikes Country per 26 here rresht dhe ata shiten me teper se 30 milione albume ne te gjithe boten. Mes viteve 1992 dhe 2006 BrooksampDunn fituan 14 here cmimin e Shoqates se Muzikes Country per duetin. Ata kane grumbulluar 60 cmime nga industria e muzikes perfshi tre si Zbavitesi i vitit nga Akademia e Muzikes Country.


Megjithese ai kishte patur sukses per 2 dekada Ronnie Dunn tha ne nje interviste se ishte i tmerruar qe po fillonte nje karriere solo. Ai tha se kishte frike se njerezit nuk do ta pranonin si kengetar solo.


Por admiruesit e Ronit dhe te muzikes country e mbeshteten karrieren e tij te re duke e bere regjistrimin e  tij solo qe jete ne listen e 10 kengeve me te mira. Albumi u rendit i pari ne listen e kengeve country dhe i 5-ti ne renditjen Billbord me 200 kenge.


Ronnie kohet e fundit filloi nje turne gjate te cilit do te jape koncerte deri ne mesin e shtatorit. Dunn ka shkruar dhe eshte bashkeautor i 12 kengeve dhe eshte njekohesisht edhe producent i albumit. Kenga e tij  me e fundit i kushtohet nje veterani lufte i cili kthehet ne shtepi dhe behet viktime e krizes ekonomike. Po degjoni tani Cost of living nen interpretimin e Ronnie Dunn.