Kengetari legjendar i rrymes heavy metal, Ronnie James Dio eshte diagnostikuar ne kancer ne stomak. Lajmi eshte dhene nga bashkeshortja dhe manaxherja e kengetarit, Wendy, me ane te nje lajmerimi ne websitin zyrtar.

"Ronnie eshte diagnostikuar me kancer ne stomak, ne fazat e para. Kemi nisur menjehere trajtimin ne Kliniken Mayo. Sapo te vrase dragoin, Ronnie do te kthehet ne skene, aty ku i takon, duke bere ate qe do me shume, te kendoje perpara fansave te tij" - thuhet ne njoftimin e mbremshem.

Ronnie James Dio, 67 vjec, eshte nje nga emrat me te njohur te skenes se muzikes rock e metal. Fillimisht ai fitoi fame duke kenduar me grupin e tij, Elf, perpara se te bashkohej me Richie Blackmore ne grupin Rainbow, ne vitin 1975. Kater vjet me vone, Dio zuri vendin e Ozzy Osbourne ne grupin Black Sabbath, me te cilet bashkepunoi per 3 vjet, dhe publikoi dy nga albumet me te suksesshem te grupit dhe te historise se heavy metal-it, "Heavend and Hell" dhe "The Mob Rules". Ai u ribashkua me ta per nje vit, ne 1992, per te publikuar albumin "Dehumanizer". Ne vitin 1993, ai formoi grupin e tij, DIO, me te cilin vazhdon te luaje edhe sot. Gjithashtu, ne vitin 2006, Dio u ribashkua me shoket e Black Sabbath, kete here nen emrin Heaven and Hell (Ozzy Osbourne pretendon te drejtat e emrin Black Sabbath), me te cilet beri disa turne shume te suksesshem dhe publikoi albumin "The Devil You Know" qe arriti vendin e tete ne Billboard 200, ne SHBA.

Pak dite me pare, Dio anulloi datat e paralajmeruara te turneut te grupit te tij, qe duhet te niste me 21 nentor ne Glasgow.

Kanceri ne stomak, renditet i dyti per nga vdekshmeria, pas kancerit te mushkerive, me nje perqindje mbijetese me te ulet se 20%.

Menjehere pas publikimit te lajmit, mijera mesazhe per urim te shpejt jane derguar ne drejtim te kengetarit, ne site te shumta interneti si dhe ne websitin zyrtar te tij.

"Faleminderit te gjithe miqve dhe fansave nga e gjithe bota, qe kane derguar urimet e tyre. Kjo ka ndihmuar shume Ronnien per te mbajtur moralin e tij lart" - ka shkruar Wendy Dio ne fund te mesazhit te saj.