Ronnie Wood është ndarë me të dashurën e tij ruse pas vetëm një jave romance, ka shpalosur vet modelja sot.

Hannah Kamelmacher (26) ka përfunduar dashurinë me rokerin e vjetër pas një telefonate.

Bukuroshja e ka përshkruar rokerin si një “xhentëlmen të fejuar” – por ka thënë se “nuk dëshiron ta shoh atë përsëri”.

Hannah, e cila ka qenë shoqëruese me nipin e Jack McDonald, ka thënë se e ka takuar të mërkurën e kaluar kitaristin e Rolling Stone.

Ronnie ishte në një restorant kinez – ku kanë biseduar për ndarjen nga gruaja e tij Jo.

Ronnie e kishte lënë atë për modelen ruse Katia Ivanova me të cilën u nda muajin e kaluar.

Burimet thanë se Hanna ka qëndruar më vonë në shtëpinë e tij.

Të dielën ata kanë takuar shokun e tij Jimmy White i cili luante bilardo në një turne – ku edhe janë fotografuar së bashku.

“Asnjëherë nuk jam takuar me një person që është më i vjetër së unë apo është i famshëm. Ne kemi shikuar filma, kemi shkuar në një drekë dhe pastaj në bilardo. Ai ishte shumë i sjellshëm dhe më fali një shall nga koleksioni i tij ‘Liberty’”, ka thënë modelja.

“Së fundi e kemi parë njëri-tjetrin të dielën por kishte pasur shumë sfida për shkak të fejesës dhe tani nuk dëshiroj ta shoh më atë”, ka thënë ajo.