Anëtari i Rolling Stones, Ronnie Wood, pasi ka marrë një vërejtje nga policia, ka pranuar se ka sulmuar të dashurën e tij ruse në rrugë.

Ylli i rokut (62) ishte arrestuar pasi kishte goditur Ekaterina Ivanova (21) dhe është përpjekur për ta ngulfatur në një rrugë Anglisë.

Këtë rast e kishte konfirmuar për policinë edhe një dëshmitar i rrugës i cili e kishte parë atë duke bërtitur në trotuar.

Pas kësaj policia kishte shkuar në ish shtëpinë ku çifti kishte jetuar së bashku.