Kjo është fitorja e parë sezonale për Rosberg.
Piloti gjerman la pas kolegun e tij të Mercedes-it, Leuis Hemilton.
I treti në këtë garë doli Sebastian Vetel, edhe pse në fillimin e garës e tejkaloi Hamiltonin, por në fund nuk arriti ta mbaj vendin e dytë.
Në vend të katërt e përfundoi garën Valteri Botas me Williams, i cili fitoi duelin me Kimi Raikonen e Ferrari-t.
Dhjetëshen e parë e plotësojnë Massa (Williams), Ricciardo (Red Bull), Grosjean (Lotus), Sainz (Toro Rosso) dhe Kvyat (Red Bull).
/GS/