Aranit Muraci
Eksodi i futbollisteve shqiptare, te cilet nisen drejt vendeve dhe kampionateve me te zhvilluara te Evropes, ka nisur kete vit me heret se ne edicionet e tjera futbollistike. Odhise Roshi i ekipit te Flamurtarit eshte nisur per te zhvilluar nje prove disaditore ne France, ku ndodhet edhe sulmuesi tjeter i Vllaznise, Bekim Bala. Mesfushori i Flamurtarit do te kete mundesi qe te kaloje tek e njejta skuader franceze, Paris Saint Zhermen, ku eshte duke u provuar talenti tjeter i kampionatit tone, Bekim Bala. Lojtare te spikatur te kampionatit shqiptar te ketij sezoni jane duke pare mundesine e tyre, per te luajtur ne kampionate me prestigjioze. Ne perfundim te sezonit ne Shqiperi, nder me te dalluarit nuk kane vonuar dhe jane nisur kete jave, nderkohe jane edhe disa lojtare te tjere te spikatur, pothuajse ne cdo skuader te Kategorise Superiore, te cilet synojne te testohen dhe te bashkohen me ekipe me te njohura, per nje karriere me te mire. Mesfushori i Dinamos, Elis Bakaj, mbrojtesi i Flamurtarit, Franc Veliu dhe te tjere futbolliste te ekipit shpresa kane shenuar ne axhenden e tyre te pakten nje destinacion jashte vendit, ku synojne te provohen per disa dite. Ne baze te menaxhereve te ndryshem te futbollit, jane rreth 10 lojtare te kampionatit tone, te cilet jane pronotuar nga nje skuader e huaj, ne fund te sezonit. Duke qene se pas perfundimit te kampionatit do te luhet eventi i Kupes se Botes, lojtari qe nuk njihej nje vit me pare, por u shfaq si nje prej talenteve premtuese te futbollit tone, Bekim Balaj eshte i pari qe kerkon te kaloje testin me PSG-ne, ne France. Sulmuesi i Bekim Bala do te provohet per disa dite me radhe ne kampionatin francez, me ekipin e PSG-se. Sulmuesit te talentuar te Vllaznise se Shkodres i eshte afruar ne kete menyre, pak jave para se te mbyllet edicioni, kjo mundesi e shkelqyer, per te nisur karrieren ne nje prej kampionateve me prestigjioze te Evropes. Bala shkelqeu gjate ketij sezoni me fanellen kuqeblu, duke arritur qe te shenoje disa gola te rendesishem.