Dy burra të akuzuar si të dyshuarit për helmimin e një ish-spiuni rus dhe vajzës së tij në Salisbury në Britaninë e Madhe kanë thënë në një intervistë për median ruse RT se ata gjendeshin aty thjesht si turistë.


Burrat, të emëruar si Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, i thanë RT se ata shkuan në Salisbury, por u kthyen në Londër brenda një ore, ndërsa kanë hedhur poshtë akuzat e Mbretërisë së Bashkuar se ishin ata që u përpoqën të vrisnin ish-spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij Julia në mars.


Dy të dyshuarit për sulmin konfirmuan emrat e tyre si ato të shpallura nga hetuesit në Mbretërinë e Bashkuar. “Ata janë emrat tanë të vërtetë”, thanë ata.


Por ata mohuan të jenë agjentë të GRU-së, pasi konstatuan se janë të angazhuar në industrinë e fitnesit.


“Ndoshta i jemi afruar shtëpisë së Skripal, por nuk e dimë se ku ndodhet”, tha Boshirov.


Kur Margarita Simonyan e RT i pyeti për agjentin Novichok, ata mohuan me forcë që të kenë pasur diçka të tillë apo shishe parfumesh të modifikuara të Nina Riçi, të cilat, sipas hetuesve në Mbretërinë e Bashkuar, përmbanin substancën.


“A sështë budallallëk që djemtë të mbajnë parfume grash? Doganat kontrollojnë gjithçka, do të kishin pyetje përse ne, dy burra kishim parfum grash në bagazhet tona. Ne nuk kishim diçka të tillë”, tha Boshirov.

























































Ndërkohë Petrov tha se miqtë i kishin rekomanduar atyre Salisbury për ta vizituar dhe për të parë “katedralen e famshme, të njohur për grykën 123 metra”.


“Qyteti u mbulua nga lagështira. U lagëm, morëm trenin më të afërt dhe u kthyem në Londër, thanë ata.


Britania e Madhe i ka përshkruar ata si agjentë të shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU.  Shërbimi i Prokurorisë së Mbretërisë së Bashkuar (CPS) ka thënë se ka prova të mjaftueshme për të akuzuar burrat, të cilët kanë udhëtuar në Londër nga Moska më 2 mars me pasaporta ruse.


Dy ditë më vonë, thotë policia, ata depërtuan agjentin nervor ushtarak Novichok në hyjen e shtëpisë së Skripal në qytetin Ëiltshire të Salisbury, para se të udhëtonin në Rusi më vonë gjatë asaj dite.


Pas transmetimit të intervistës në RT, një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar përsëriti se ata janë oficerë të GRU-së, dhe përsëri e akuzuan Moskën për “bllokim dhe gënjeshtra”.


Të mërkurën Presidenti Vladimir Putin kishte thënë “ata nuk janë kriminelë por civilë të thjeshtë”.


Ndërkohë, sekretari i Shtetit në Britanin, Sajid Javid ka paralajmëruar se burrat, që mendohet të jenë të moshës rreth 40 vjeç, do të kapen dhe do të ndiqen penalisht nëse ata dalin nga Rusia.


Britania nuk kërkon dot në Rusi ekstradimin e tyre, pasi Rusia nuk ekstradon shtetasit e vet, por megjithatë, një urdhër arresti evropian është aktiv në rast se ata udhëtojnë në BE.


13 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)