danjelaUnë e doja marrëzisht Danjelën. Kishim katër vite bashkë dhe nuk mund të ndahesha me të. Djali i vogël i saj është i imi dhe për këtë jam i bindur. I kërkova asaj të divorcohej dhe të martohej me mua. Fillimisht nuk më ktheu përgjigje dhe unë po prisja. Por gjithçka u prish nga Rexhep Metollari, daja i Belimonit. Ai dhe bashkëshortja e tij, Valentina ndërhynë dhe prishën lidhjen time, ndaj i vrava. E kisha vendosur, Danjela o do të bëhej e imja, ose më mirë në varr“, është shprehur 40-vjeçari  Bashkim Latollari.


Të gjithë në fshat  ishin në dijeni të lidhjes sentimentale mes 40-vjeçarit Bashkim Latollari e nënës së dy fëmijëve, Danjela Muçollari, nga e cila mori shkas masakra.


Për lidhjen jashtëmartesore ishte në dijeni dhe bashkëshorti i 30-vjeçares, Belimon Meçollari dhe babai i këtij të fundit.


Por kishin heshtur për hir të fëmijëve dhe të kaluarës kriminale të Latollarit, i cili mbrëmjen e së martës u “çmend” dhe bëri masakër.


Sipas banorëve, por edhe policisë, Bashkim Latollari kishte një lidhje intime me Danjela Muçollarin prej katër vitesh. Mësohet se Latollari pretendonte atësinë e djalit 4-vjeçar të viktimës dhe se më 1 janar ai i kishte kërkuar të dashurës së tij që të divorcohej nga bashkëshorti dhe të martohej me të. Refuzimi i divorcit dhe mohimi i atësisë ka acaruar së tepërmi 40-vjeçarin.


Burimet e mësipërme pohuan për GSH-në se të martën, autori i masakrës (në gjendje të dehur) i ka telefonuar Danjelës duke i kërkuar të takohej, por ajo nuk ka pranuar, madje e ka njoftuar për fundin e marrëdhënies së tyre.


“Harroje atë që kemi kaluar. Ne nuk mund të jemi më bashkë. Djali nuk është i yti dhe unë nuk mund të martohem me ty“, i ka thënë 30-vjeçarja.


Kaq ka mjaftuar dhe Bashkim Latollari ka marrë pushkën dhe ka vrarë të dashurën e burrin e saj në sy të fëmijëve të mitur. Më pas ai ka shkuar në banesën e çiftit Metollari, të cilët ai prej disa kohësh i akuzonte për prishjen e marrëdhënies me Danjelën./A.XH