Një tmerr në dukje i pa fund, i shkaktuar nga një çifti, i akuzuar për vrasjen e të paktën 20 grave është historia që ka tronditur jo vetëm Ecatepec, por të gjithë Meksikën. Njerëzit nuk janë të shokuar vetëm për brutalitetin e vrasjeve por edhe për krenarinë me të cilën çifti rrëfen krimin.


Juan Carlos dhe gruaja e tij, Patricia u ndaluan nga policia duke transportuar menjë karrocë fëmijësh mbetjet e një gruaje të vrarë dhe bërë copash. Ata kishin si qëllim që ta varrosnin pa rënë në sy nga dëshmitarët okularë. Pas ndalimit, në shtëpinë e cifti policia gjeti të tjera mbetje femrash, të futura në kova të mbushura me ujë dhe qese plastike, të cilat i ruanin në frigorifer.


Pas arrestimit  të premten e kaluar, çifti menjëherë pranoi se ishte përgjegjës për vrasjet të cilat, deri më tani  iu atribuuan një vrasës të panjohur, por tashmë quhet  “Djalli Ecatepec ‘.


Gjatë rrëfimit, të dy nuk treguan asnjë shenjë pendimi, por me krenari pohonin veprimet e tyre. “Ata sillen sikur asgjë nuk kishte ndodhur”, – tha një nga personat e ngarkuar me rastit e tmerrshëm,  raporton CNN – Ajo që është e habitshme është se ata i dinin të gjithë viktimat e tyre dhe na ndihmuan për ti identifikuar ato, duke shpjeguar madje edhe rrobat që kishin veshur kur i vranë. Jo vetëm që ata nuk duken të penduar, por gjithashtu janë krenarë që  u bënë të famshëm për pas publikimit të fotove në media.


Akuzat nuk përfundojnë këtu. Policia ka gjetur një fëmijë gjallë që i përkiste një nga grave të vrara. Çifti e kishte grabitur fëmijën dhe e kishte shitur.


10 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)