Rrëfehet këngëtarja 71-vjeçare turke: Ja sekreti im i bukurisë





Ajda Pekkan, një emër shumë i njohur në showbizin turk është sot 71 vjeç, por mezi tregon edhe gjysmën e viteve që ka mbi shpinë. E bërë e njohur fillimisht në vitet 70, falë roleve në disa filma dhe seriale vendase për t’u marrë me pas me muzikë, Ajda Pekkhan duket të ketë bërë pakt me djallin pasi në trupin dhe fytyrën e saj nuk duket asnjë shenjë e moshës. Sekreti i saj? Shmangia në maksimum e qebapit dhe e produkteve të tjera të mishit si dhe aktiviteti fizik.Më pëlqen të mbaj trupin tim në formë. Të bëj pjesë tek femrat më të bukura nuk ka qenë asnjëherë ëndrra ime, por asnjëherë nuk kam lënë pas dore veten. Ushqehem mirë. Më pëlqen mishi, por nuk abuzoj me të. Në mëngjes pi një gotë ujë me limon dhe mjaltë dhe më pas 1 orë aktivitet fizik, kryesisht vrap, rrëfen ajo.

Në vitin 1980 Ajda përfaqësoi Turqinë në Eurovision dhe ky ishte hapi që e bëri të famshme në gjithë botën, aq sa New York Times e krahasonte me Cher në vitin  2009. Pavarësisht viteve që ka mbi shpinë, Ajda ka treguar për mediat turke se po mendon që të ketë një fëmijë dhe për këtë po konsultohet me mjekë në SHBA dhe Indi për procedurat e farëzimit In Vitro./Burimi ”Top Channel”



pekkhan anem

.