15 vjet më parë në një luftë me motive të pastra lirie e cila po zhvillohej në Kosovë pati ardhur të luftoi një gjerman.

Mike Spath thuhet se ishte krahu i djathtë i Agim Ramadanit e profesioni i tij ishte snajperist.

Si njajperist ai ishte rreshtuar krahë Agim Ramadanit në Koshare. Gjermani që kohë pas kohe qëndron në Kosovë, 15 vjet pas luftës thotë se e pa të padrejtë dhunën që po ushtrohej ndaj shqiptarëve prandaj ai u bë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ushtaraku i trajnuar në SHBA edhe më të qartë e pati arsyen pse zgjodhi të luftonte përkrah liderit të njohur si Katana.

"Komandant më të mirë se Agim Ramadanin nuk ka pasur 100 vjetët e fundit. Në nëntë konfliktet ku kam marrë pjesë struktura e skuadrës së Agim Ramadanit përkundër që ishte i papërvojë ose me përvojë të shkurtër ishin më të mirët", tha ai për Klan Kosova.

Autoritetet serbe e kanë përmendur në disa raste për faktin se si një snajperist i huaj u kishte shkaktuar dëme të mëdha në betejën e Koshares.

Vetëm në Kosovë ai u plagos rëndë tre herë.

Pavarësisht se familjen e ka në Gjermani dhe SHBA vullnetari tashmë e ka statusin e banorit të Kosovës dhe këtu i ka nikoqir familjarët e Agim Ramadanit.