Librazhd

Babai rreh keq te birin se nuk i pelqente vajza qe ai kishte zgjedhur per nuse. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne fshatin Zdrajsh te Komunes se Orenjes 35 kilometra larg qytetit te Librazhdit. Sipas burimeve zyrtare te policise lokale behet e ditur se rreth ores 1830 te se merkures nga ana e Komisariatit te Policise Librazhd u be kapja e personit te shpallur ne kerkim Kujtim Xherri 44 vjec banues ne fshatin Zdrajsh. Sipas burimit ne fjale nje dite me pare Xherri kishte goditur me sende te forta djalin e tij pas nje sherri ne familje.


I lenduari eshte D. Xherri 19 vjec i cili ka pesuar demtime serioze ne pjese te ndryshme te trupit. Pas kesaj ai eshte larguar ne drejtim te paditur. Dhuna e te atit mesohet te jete denoncuar nga djali sapo ka mberritur per mjekim ne spitalin e qytetit te Librazhdit. Burimet policore sqarojne se babai dhunues eshte gjetur ne pyllin e fshatit ku ishte fshehur per afro 24 ore qe ti shpetonte ndjekjes se policise.


Konflikti ne familjen Xherrini mesohet te kete nisur pasi djali kishte nje lidhje dashurie qe i ati nuk e aprovonte. Djali i kishte treguar babait per vajzen qe donte me qellim qe te kerkonte zyrtarisht doren e saj por babai nuk kishte opinion te mire per familjen e kandidates per nuse e per kete arsye eshte grindur keq me te birin.


Sherri u be aq i madh sa i kaloi muret e shtepise dhe tashme Prokuroria e Rrethit Gjyqesor te Elbasanit ka marre ne dore dosjen ne ngarkim te Kujtim Xherrit.