
Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se, "në pranga ka përfunduar shtetasi, Qazim Qazimaj, nga Pojani i Korçës, i cili akuzohet për "Rrëmbim personi".
Gjithashtu, policia njofton se më datë 24 dhjetor të vitit që lamë pas, djali i tij Urimi, 23 vjeç ka rrëmbyer me qëllim shitjen në Maqedoni, të një 24-vjeçareje nga fshati Dobranj.
Mësohet se ai e kishte shitur disa herë të renë në shtetin fqinj, kundrejt shumës prej 400 eurosh, veprim që do e bënte sërish në momentin e arrestimit.
/Shekulli Online/