Zjarri në kullën Grenfell në Londër shkatërroi të gjithë apartamentet dhe shkaktoi dëmtime serioze në njerëz, ku 255 prej tyre janë arratisur.


Sipas raporteve të policisë, 255 rezultojnë se janë gjallë pasi kanë lëvizur nga vendi ndërkohë që 80 të tjerë nuk dihet nëse kanë humbur apo kanë ndërruar jetë.


Oficerët kanë bërë ekzakiminime të shumta, por vetëm 32 viktima kanë arritur të identifikohen. Hetimet do të vazhdojnë, por dëmi i shkaktuar nga zjarri është aq i rëndë saqë disa prej tyre mund të mos arrijnë të identifikohen.


Detajet rreth personave që gjendeshin në apartament kur shpërtheu zjarri do ndihmonte emergjencat që zbulonte numrin e saktë të të mbijetuarve. Ndërkohë, të gjithë të prekurit e ngjarjes janë sistemuar në banesat që qeveria ka siguruar për ta.


/oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter