Pesë kulla gjigande me banorë janë evakuuar në mënyrë të menjëhershme në lagjen Camden në veri të Londrës, për shkak se rrezikoheshin nga ndonjë zjarr i mundshëm.


Banesa në fjalë janë rreth 800. Vendimi është marrë pas testimeve të veshjes së ndërtesave nga jashtë, të cilat përmbanin materiale të djegshme, të ngjashme me atë që u verifikua në Grenfell Tower.


Në këtë të fundit, humbën jetën rreth 79 persona, ndërkohë që autoritetet kanë vlerësuar se janë rreth 4 mijë ndërtesat në rrezik.


Grenfell ka ndryshuar gjithçka dhe nuk besoj se duhet të rrezikojmë, – ka shpjeguar për mediat një zyrtar i komunës.


Autoritetet në Camden, kanë shpjeguar që banorët e kompleksit Chalcots, do të transferohen për të lejuar sistemimin e materialit termik në pjesën e jashtme të ndërtesave.


Ndërkohë që do të bëhen kontrolle periodike për të siguruar banorët. Sipas Golud, nevojiten nga 3 deri në 4 javë punime për të garantuar sigurinë.



24 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)